Sot shpallet fituesi i “Topit të Artë”, me ceremoninë që po mbahet në Paris.

“Topi i Artë” i jepet futbollistit më të mirë në botë dhe ndahet nga revista franceze “France Football”.

Në top 10-shen e “Topit të Artë”, pozita e shtatë i përket Lautaro Martinezit të Interit, i cili e fitoi Kupën e Amerikës me Argjetinën dhe Serie A me Interin.

I 6-ti është i renditur Kylian Mbappe, pasi triumfoi në Ligue 1 me PSG-në.

Pozita e pestë është e rezervuar për Erling Haaland, i cili pati edhe një sezon të mirë me gola të shënuar dhe duke fituar Premier Leaguen me Manchester City.