Enisa Nikaj është shqiptare me origjinë nga Mali i Zi, e lindur në Brooklyn.

Edhe pse ka lindur në Amerikë, ajo ndjehet 100% shqiptare dhe është krenare për origjinë e kulturën e saj.

Këtë e bën të ditur me anë të postimeve në rrjetet sociale ku çdoherë tregon se është e lumtur për prejardhjen e saj.

Mbrëmë presidentja e Kosovës e cila ka disa ditë që gjendet në New York, e ka nderuar artisten me medalje.

“Pata privilegjin të nderohem nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Shumë dashuri për Kosovën 💙 Shqiptarët në mbarë botën, ne jemi një 👐🏼 Faleminderit edhe Senatores Jessica Scarcella-Spanton për nderin”, shkroi krahas publikimit ku ka ndarë disa momente të bukur./Indeksonline/