“Sinwar kishte punuar për vite me radhë për planin e sulmit terrorist të 7 tetorit kundër Izraelit”, tha ai, duke treguar pamjet që tregonin Sinwar dhe familjen e tij duke ecur nëpër një nga tunelet nëntokësore të Hamasit vetëm disa orë përpara pushtimit të 7 tetorit.

Shoqëria civile bashkohet për të vëzhguar zgjedhjet në Gjeorgji, sfidon ligjin për ‘agjentët e huaj’
Pasi Izraeli iu përgjigj sulmit të Hamasit duke vendosur operacione ushtarake, Sinwar shkoi në Rafah, tha zëdhënësi i IDF.

Aty, siç tha Hagari, u gjet material gjenetik i Sinwar, pak metra larg tunelit ku u gjetën të vdekur gjashtë pengje izraelitë.

Sipas IDF-së, rezulton se Sinwar dhe familja e tij ishin fshehur disa orë para sulmit të 7 tetorit në tunel me pajisje të plota, jastëkë, ujë, ushqim dhe televizor.

Michael Kuby, ish-zyrtari i Shin Bet (Agjenci e sigurisë së Izraelit) që mori në pyetje Yahya Sinwar për 180 orë ndërsa mbahej në burgjet izraelite, tha se lideri i Hamasit në Gaza ishte një njeri i pamëshirshëm dhe racional me “sy vrasës”, i cili ia kishte kushtuar jetën ekskluzivisht shkatërrimit të Izraelit dhe vrasjes së hebrenjve.