Dy punëtorë u lënduan në ‘Trepçë’, gjatë kryerjes së punimeve në një trafo të rrymës.

Lidhur me këtë, Klankosova.tv, ka raportuar më parë, ndërsa edhe policia është deklaruar rreth rastit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi tha për Klankosova.tv, se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Rreth orës 12:00, është pranuar një informatë se te ish-fabrika e akumulatorëve në Kombinatin Trepça në Mitrovicë janë lënduar dy persona të cilët kishin qenë duke kryer punime në një trafo të rrymës dhe të njëjtit ishin dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, tha Prekazi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume