Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha Shqipëria nuk mbështet asnjë lloj terrori dhe terrorizmi.
Në këtë kuadër, Rama duke përmendur Hamasin si organizatë terroriste, tha se Shqipëria mbështet krijimin e dy shteteve atë të Palestinës dhe Izraelit, ku nuk mund të ketë vend për organizata terroriste që kërcënojnë apo venë në diskutim ekzistencën e tyre.
Rama tha se ne bashkëndajmë me Presidentin Erdogan që populli palestinez të jetojë i lirë në shtetin e tij, por për ne terrori është i patolerueshëm.