Shqipëria shënon sot një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron ndodhen në Luksemburg ku do të zhvillohet konferenca e dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Në një deklaratë për mediat Rama tha se Shqipëria ka ambicie që të integrohet në BE brenda vitit 2030.

“BE dhe Evropa janë i vetmi vend ku duam të jemi, i vetmi vend që duam t’u lëmë brezave të ardhshme me sigurinë që i lëmë në të vetmen hapësirë, ku liritë, të drejtat, sundimi i ligjit dhe siguria mund të garantohen. Kështu që po, ky moment është i veçantë dhe më duhet të them dhe falë edhe Vladimir Putinit, i cili për shkak të luftës mizore të agresionit, zgjoi nga gjumi edhe më skeptikun dhe i bëri të shohin realitetin që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të forte, po aq sa BE, konstelacioni i BE është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor. Kësisoj jemi të dyja palët në një gjatësi vale. Do të bëjmë më të mirën dhe do të vrapojmë shpejt për t’u siguruar që kjo dritare e jashtëzakonshme mundësie të mos mbyllet pa ne, brenda në Bashkimin Evropian… Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”, tha Rama.

 

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com