Kryetarja e Këshillit të prokurorëve publikë, Dushica Dimitrieska, konfirmoi sot se Prokuroria e Lartë Publike Shkup ka raportuar presione në punën e saj.

“Njoftimi është dorëzuar nga prokurori i lartë dhe veprimet e mëtejshme do të njoftohen”, tha ajo, duke shtuar se nuk ka mundur të zbulojë detajet para se të informohen anëtarët.

Prokurori republikan Ljupço Kocevski i njoftoi anëtarët e Këshillit se është duke inspektuar punën e të katër prokurorive më të larta.

Ai hodhi poshtë akuzat e Mustafa Hajrullahut për ndërhyrje në këtë rast dhe theksoi se nevojitet mbikëqyrje për shkak të akuzave për punë joprofesionale dhe presioneve ndaj punonjësve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume