Sulmuesi kosovar Elbasan Rashani e ka shënuar golin e tij të parë me klubin e Elches.

Rashani realizoi gol në fitoren 2:1 të Elches ndaj Gijonit në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë.

Rashani në lojë u inkuadrua në minutën e 58-të, ndërsa tetë minuta më pas e realizoi golin e fitores për Elchen.

Reprezentuesi i Kosovës u transferua në afatin kalimtar të verës te Elche nga klubi francez Clermont si futbollist i lirë. Për Rashanin kjo ishte ndeshja e dytë e zhvilluar këtë edicion.