Reali e heq vëmendjen nga “Topi i Artë”, i ngushëllon tifozët me një arritje tjetër
Klubi i Real Madridit sot ka qenë në qendër të vëmendjes në mediat më kryesore të Europës.
Kjo për shkak se klubi spanjoll e anuloi udhëtimin për në Paris, për ceremonin e “Topit të Artë”, pasi paraprakisht kishin marrë vesh se ky çmim do t’i shkonte Rodrit e jo Viniciusit.
“Los Blancos” vazhduan me kritika edhe ndaj UEFA-s, duke thënë se ata nuk po tregojnë respekt ndaj klubit dhe nuk po i respekton kriteret po ashtu.
Mirëpo, ata kanë zhvendosur tash vëmendjen nga “Topi i Artë”, dhe kanë ngushëlluar tifozët me një arritje tjetër.
Para pak minutash, klubi spanjoll ka njoftuar se tashmë i kanë arritur 600 milionë ndjekës në rrjetin social “Facebook”.
Ceremonia veçse ka nisur, teksa delegacioni i Real Madridit nuk është fare i pranishëm, duke u kritikuar nga shumë legjenda të futbollit.