Nexhat Bexheti

Pjesëmarrja e vendeve në zhvillim në proçesin e globalizimit mund t’u mundësojë atyre dobi nëse i
përdorin avantazhet e tyre krahasuese,futja e teknologjive të avancuara,kapitali i huaj
dhe përvojën e menaxhimit. Është gjithashtu e favorshme për eliminimin e sjelljeve monopoliste
dhe forcimin e konkurrencës në treg.Megjithatë,edhe pse ofron më shumë mundësi zhvillimi për vendet në zhvillim, edhe procesi i globalizimit paraqet rreziqe të mëdha. Para së gjithash,globalizimi ekonomik në fakt e ka zgjeruar,dhe nuk e ka ngushtuar,hendekun midis veriut dhe jugut.
Sipas një raporti të publikuar nga OKB-ja në vitin 1999,numri i vendeve në zhvillim që kanë përfituar nga globalizimi ekonomik është më pak se 20 herë.Diferenca e hendekut në të ardhura për frymë midis vendit më të pasur dhe vendit më të varfër u rrit nga 30 herë në vitin 1960,tani në 70 herë.
Së dyti, globalizimi ekonomik mbart gjithashtu rreziqe për vendet në zhvillim ndikuar nga faktorë të jashtëm të pafavorshëm. Në kushte e ekonomisë liberale,konflikti ndërmjet arritjes së ekuilibrit të jashtëm ekonomik dhe ekuilibrit të brendshëm ekonomik bilanci përfaqëson një kufizim të madh për politikën makroekonomike të vendeve në zhvillim, duke dobësuar kapacitetin e tyre për kontroll dhe rregullim makroekonomik.
Me risitë e vazhdueshme të instrumenteve financiare,zgjerimi i shpejtë i financave,fondeve dhe tendencat e privatizimit të kapitalit ndërkombëtar,një volum i madh ndërkombëtar shtegtimi i kapitalit ka sjellë ndikime të mëdha në sigurinë ekonomike dhe financiare në stabilitetin e vendeve në zhvillim.
Kjo sasi e madhe e shtegtimit të kapitalit ndërkombëtar mund të drejtojë ekonominë në grafllim, ose në luhatje të çrregullta të kursit të këmbimit.Ata gjithashtu mund të dobësojnë sovranitetin monetar
të vendit dhe çojnë në mosfunksionimin e politikës së tij monetare.Mundet t’i gjasojë efektit të okupimit suptil.