Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tashmë ka hapur takimin e Ministrave të Mbrojtjes së 32 vendeve anëtare përfshirë edhe ministrat e Ukrainës dhe shteteve të Indo-Paqësorit, njofton Klankosova.tv.

Ai para mediave deklaroi se do të pres edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin do të flasë për situatën atje dhe mbështetjen që duhet dhënë ndaj Ukrainës.

Pos tjerash, shefi i NATO-s shtoi se nesër  me ministrat e Mbrojtjes do të flitet për Ballkanin Perëndimor, njofton Klankosova.tv.