Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Sami Lushtaku sot do të dorëzojë padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje “për shpifje dhe dëmtim të reputacionit”.

Konferenca do të mbahet sot në ora 14:00 në Zyrën e Avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të z. Lushtaku, në adresën: Ulpianë, rr. “Motrat Qiriazi” D-4, hyrja 1, nr. 2.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për publikun, ku do të bëhet njoftimi zyrtar lidhur me padinë e ngritur nga z. Sami Lushtaku ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.

Konferenca do të mbahet në Zyrën e Avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të z. Lushtaku, në adresën: Ulpianë, rr. “Motrat Qiriazi” D-4, hyrja 1, nr. 2. Ngjarja do të zhvillohet të hënën, në ora 14:00.

Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur për të pasqyruar saktësisht këtë hap të rëndësishëm ligjor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume