Sherr mes të rinjve në Vlorë, një i plagosur me thikë Publikuar 22:04 16 Tetor, 2024 Share Një plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve pranë kishës ortodokse. Nuk dihen ende shkaqet e krimit, teksa policia ndodhet në vendngjarje.