Shi raketash iraniane mbi Izrael, momenti tronditës kur mbetja e një rakete bie mbi një person (VIDEO)

Irani u hakmor mbrëmjen e sotme për vrasjen e liderit të Hezbollahut në Liban, Hassan Nasrallah, duke lëshuar disa qindra (të paktën 180, thotë ushtria izraelite) raketa balistike dhe lundruese drejt Izraelit.
Sulmi zgjati rreth një orë dhe sipas zëdhënësit të Pentagonit, Pat Ryder, kishte “dyfishin e rrezes” se atij të 14 prillit.
Popullsia izraelite u strehua në bunkerë, ndërsa sistemi mbrojtës izraelit “Iron Dome” falë edhe ndihmës së amerikanëve, kapi një pjesë të mirë të raketave.
Sakaq, një video që po bën xhiron e mediave sociale tregon mbetjen e një rakete iraniane që bie në Bregun Perëndimor dhe godet një palestinez që ishte në rrugë.