Shkëndija 2011 është ndarë me barazim në Shkup kundër Makedonia Gjorçe Petrov me një lojë të dominuar plotësisht nga skuadra Kuq e Zi mes shumë rasteve të shënimit informon Tetovasot. Ishte fati në anën e skyadrës nga Shkupi që i shmangu ata nga disfata.


Një tjetër ndeshje e mirë e të përzgjedhurve të Gayur Rechep pas triumfit të thellë një javë më parë ndaj Rabotniçkit.Kjo skuadër është e përbërë nga shumë talentë, që po bëjnë një sezon të shkëlqyer ndonëse është viti i parë ku garojnë me këtë format dhe po përballen me skuadrat e forta të kryeqendrës që kanë shkolla të mira të futbollit.
Këtë javë Shkëndija U13 përballet në Tetovë me një tjetër skuadër cilësore,siç është ajo e Kull.Problemi kryesorë i kësaj gjenerate janë lëndimet e disa lojtarëve të formacionit bazë.TS