Si pasojë e shpërthimit të një cisterne të vogël në Pejë, një person ka vdekur dhe një tjetër ka kërkuar tretman mjekësor.

Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka shpërthyer një mini cisternë ku për pasojë ka ndërruar jetë një person. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë Kryeprokurori, udhëheqësi i departamentit për krime të rënda, drejtori i policisë dhe njësite tjera relevante. Po ashtu një person ka kërkuar tretman mjekësor, por i cili është në gjendje stabile”, tha Nikçi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume