Kombëtarja shqiptare ka lënë prapa problemet e dy ndeshjeve të kaluara, dhe tashmë ka arritur një fitore të madhe.

Të besuarit e Sylvinhos e kanë mposhtur Gjeorgjinë si mysafir.

“Kuqezinjtë” triumfuan minimalisht me rezultat prej 1-0, me golin e shënuar nga Kristjan Asllani.

Asllani shënoi pas një aksioni bukur të ndërtuar mes Mitajn, Bajramin e Tucin.

Me këtë fitore, kombëtarja shqiptare shkon në kuotën e gjashtë pikëve pas katër ndeshjeve.

Ndeshjet e ardhshme, Shqipëria i luan në “Air Albania” ndaj Ukrainës dhe Çekisë.