Sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është sulmuar fizikisht, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Sipas Policisë, Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore, kurse dy të dyshuarit janë arrestuar.

Pas këtij akti barbar, ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se Munaxherin nuk mund ta ndalin e as ta frikësojnë.

I pari i LDK-së, iu bënë thirrje organeve të drejtësisë mbajnë përgjegjës ata që provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë.

“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë!

Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, shkruan Abdixhiku.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume