Sa i përket deklarimeve të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti karshi mediave, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, sot pas mbledhjes së kryesisë tha se ato s’duhet të merren seriozisht, pasi sipas tij Kryeministri është në fushatë zgjedhore këtë periudhë dhe se “ka presion e siklet pasi nuk po arrinë të përfundojë asnjë projekt të vetëm”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas Tahirit, duhet parë nga a ardhmja që vendi të ketë një qeveri të re e që e nxjerrë Kosovën nga sanksionet, e mos të ketë qeveri që godet mediat dhe gazetarët.

Tahiri tha para gazetarëve se deklarimet e Kurtit ndaj mediave bëhen pasi ai do t’i mbys zërat kritik, dhe se siç tha ai ata që e kritikojnë ai ose i bën me Serbinë ose me opozitën.

“Mendoj që në këtë periudhë asgjë s’duhet të merret seriozisht çka deklaron Kurti. Kurti është në një fushatë zgjedhore, është në përfundim të mandatit të tij. Në katër vite duhet me pas parasysh edhe sikletin edhe presionin e tij që e ka në këtë periudhë pasi s’po arrin me përfundu asnjë projekt, po e lë gjendjen edhe më keq se që ka qenë. Deklaratat e tij, agravimin e gjuhës së tij sduhet me marrë seriozisht”.

“Duhet me pa nga e ardhmja, dhe e ardhmja është me një qeveri të re, që e nxjerrë Kosovën nga sanksionet dhe jo me një qeveri që godet mediat, gazetarët e opozitën. Prandaj deklarimet e Kurtit jo rallëherë kanë shku deri aty sa e kanë rreziku edhe jetën e gaetarëve, andaj Kurti mundohet me i mbyt zërat kritik, pasi s’do të diskutohet rreth punës së tij. Ata njerëz që e kritikojnë ai i bën me Serbinë ose prej opozitës. Kjo është arsyeja pse mundohet me dërgu një mesazh se këta që po flasin i paguan Serbia ose opozita. Është e rëndësishme me pa kah e ardhmja, t’i japim vendit një qeveri të re”, tha Tahiri para gazetarëve.

Sa i përket CEFTA-s, dhe kërkesave për Kosovën nga Gjermania, shefi i grupit parlamentar të PDK-së tha se tani pas 10 vitesh që Kosova bën pjesë në iniciativën e Ballkanit Perëndimor po i rrezikohet pjesëmarrja tutje prej paaftësisë për t’i implementuar zotimet e kësaj marrëveshje.

Ai tha se shpreson që Kosovës mos t’i shtohen sanksionet nga faktori ndërkombëtar, ndërsa shtoi se vendit i duhet një qeveri të re.

“Janë bërë 10 vite që Kosova është bërë pjesë e iniciativës së Ballkanit Perëndimor që drejtohet nga Gjermani dhe Franca. Dhe pas 10 vitesh ne kemi mbrri në pikën ku Kosovës po i rrezikohet pjesëmarrja më tutje, pikërisht paaftësisë së saj për me implementu zotimet që dalin nga kjo marrëveshje. Ne s’mund t’i ndihmojmë asgjë Kurtit në situatën ku e ka sjell vendin. Shpresoj që komuniteti ndërkombëtarë ta ndalin shtimin e sanksioneve ndaj vendit tonë, dhe besoj shumë që vendit do t’i japim një qeveri të re, një qeveri që i jep fryme të re vendit tonë”.

“Një qeveri serioze nuk e bjen punën me i vendos sanksione. Kjret çka mund të them që sanksionet mos të shtohen, deri më 9 shkurt kur vendit t’i jepim një qeveri të re”.

“Qeveria është e obliguar që t’i zbatojë detyrimet e saj ndërkombëtare që i ka marrë në forume, në organizime të tilla, siç është Western Balkan Six. Duhet në tërësi qeveria me i përmbush zotimet e saj që mos me ardhë puna deri në një pozicion ku dokem të paaftë me i implementu detyrimet tona”, tha Tahiri sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

/Reporteri.net/