Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot zhvilloi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rafael Soriano Ortiz, në të cilin u konfirmuan lidhjet miqësore bilaterale dhe u shqyrtuan çështjet për thellimin e bashkëpunimit bilateral. Bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë të ndërsjellë në fusha kyçe me interes të përbashkët.
Theks i veçantë i diskutimit u vendos në mbështetjen e vazhdueshme spanjolle për përpjekjet tona për depërtim në rrugën evropiane. Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Spanja në kontekst të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve të tilla për progresin e vendit.
Bashkëpunimi bilateral ishte gjithashtu në fokus të bisedimeve, ku Murtezani dhe Soriano Ortiz theksuan nevojën për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve në fusha siç janë reforma në administratën publike, qeverisje të mirë dhe sundimin e së drejtës. Vëmendje e veçantë iu përkushtua mundësive për thellimin e bashkëpunimit në sektorë që janë në përputhje me agjendën reformuese të Maqedonisë së Veriut dhe synimet që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian.