Një punëtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës ka informuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në depon e spitalit.

Sipas policisë, i njëjti ka raportuar se nga depoja kanë vjedhur disa gjëra që shërbejnë për asgjësim të shiringave dhe materialeve medicinale, teksa bëhet e ditur se rasti po hetohet, transmeton Klankosova.tv.

Në raportin 24 orësh, policia rastin e ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”.