Me datë 20.10.2024, në ora 21:10, në fshatin Pirok të Tetovës, punonjësit policorë të NjP Kamnjan, kanë privuar nga liria personat Sh.M(18) A.Z. (19) dhe D.L(18) të tre nga Tetova . Gjatë kontrollit të kryer në automjetin tip “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës, që drejtohej nga Sh.M., tek ata është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.TS