Është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme një pjesë e bodrumit të komunës së Tetovës me ç’rast është djegur një pjesë e materialit zgjedhor te viteve 2017-2019 dhe disa dokumente të arkivit komunal.
Zjarri është vënë shpejt nën kontroll nga zjarrfikësit ndërsa pas vetëm një ore i njëjti është shuar krejtësisht. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që u përhap në bodrumin e komunës ndërkohë që në vend ngjarje vazhdojnë të jenë një ekip e Policisë së Tetovës.
@tetovasot_official #Zjarr në #Komunën e #Tetovës, dyshohet se është djegur një pjesë në podrume ku kanë qëndëruar dokumenta. Zjarri është lokalizuar nga ekipet e #NJTKZ-së#TS #foryoupage #viral #nevrijademi #fyp ♬ original sound – TetovaSot