Pas evakuimit prej uranganit Milton, banorët e Floridës po rikthehen në shtëpitë e tyre.
Trafiku i dendur bllokoi jo vetëm autostradën, por edhe rrugë të tjera që të cojnë drejt bregdetit.
Sipas autoriteteve, Milton ka shkaktuar rreth 16 humbje jete, gjithashtu zyrtarët theksojnë se numri i viktimave mund të kishtë qënë edhe më i madh nëse do të kishtë pasur evakuime në masë.
Panorama e freskët e shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Helene, që goditi vetëm dy javë më parë, ka shërbyer ndoshta sipas zyrtarëve, që shumë njerëz të largohen nga zonat në rrezik.
“Helene ka të ngjarë të ketë shërbyer si kujtesë e qartë se sa në rrezik janë zona të caktuara ndaj stuhive, veçanërisht rajonet bregdetare” tha Craig Fugate, i cili ka shërbyer si administrator për Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave nën Presidentin Barack Obama.
“Kur njerëzit shohin drejtpërdrejt se çfarë mund të ndodhë, veçanërisht në zonat fqinje, kjo mund të shërbejë që të ndryshojnë mendim rreth asaj që duhet të bëjnë”, tha ai.
Kryebashkiaku i Lynne Matthës tha se autoriteteve iu desh të shpëtonin vetëm tre përsona nga përmbytjet krahasuar me 121 të tillë , kur goditiu Helene.
Në një konferencë për shtyp , të premten, Zoti Matthews tha “Shumë njerëz iu bindën urdhrave për evakuim”, duke vënë në dukje se autoritetet lokale u siguruan që ata ti dëgjonin.
Që nga e premtja në mbrëmje, numri i personave pa energji elektrike në Florida llogaritej në 1.9 milionë, ndërkohë 260,000 banorëve të Shën Petersburgut iu kërkua të ziejnë ujin përpara se ta përdorin, të paktën deri të hënën.
Guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi banorët që të jenë vigjilentë, duke përmenduar kërcënimet e vazhdueshme që mund të vijnë nga shtyllat e rrëzuara elektrike apo mes godinash të përmbytura që mund të fshehin objekte të rrezikshme.
“Ndodhemi aktualisht në atë periudhë kur fatalitetet janë të parandalueshme”, tha zoti DeSantis të premten. “Duhet të marrësh vendimet e duhura dhe të dish rreziqet që të kanosen”, përfundoi ai.