FNA akuzoi UT-në se Merita Mustafai është asistente me notë 7.7 dhe vazhdon të jep mësim.
” Merita Mustafai, aktualisht asistente në faultetin e Shkencave Aplikative ndërsa e njohur në opinion për shkak të posteve drejtuese në shtet, në Universitetin e Tetovës, është avancuar kundërligjshëm me thirrjen akademike ‘asistent’, pasi notën mesatare të ciklit të parë të studimeve e ka 7,7 – që bije ndesh me Ligjin për Arsim të Lartë” thonë nga FNA
Pas këtyre akuzave ka reaguar menjëherë Zyra për Çështje Juridike, Këshilli Mësimor – Shkencor i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara-UT duke thekësuar se Merita Mustafai nuk është asistente.
“Sipas Zyrës për Çështje Juridike, Këshilli Mësimor – Shkencor i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara-UT, ka vepruar në bazë të vërejtjeve të Inspektoratit dhe për rrjedhojë, Merita Mustafait ia ka anuluar thirrjen dhe ka filluar procedura për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në Universitetin e Tetovës” thonë nga UT-ja./TS/