Vëllazërimi nga Sllatina vazhdon serinë e fitoreve dhe ndeshjeve të mira në Ligën e Tretë Perëndim informon Tetovasot.
Të përzgjedhurit e trenerit Sejdi Idrizi pas barazimit me Napredokun në mesjavë , kanë shënuar fitore si mysafir të dielën në përballjen e vështirë ndaj të kaltërve të Lubotenit.

Treneri Sejdi Idrizi tha se është i kënaqur nga ndeshja e sotme dhe fitorja që erdhi nga përmbysja.Skuadra sipas tij nuk dorëzohet lehtë dhe në pjesën e dytë erdhi fitorja e vështirë me një lojtar më pak.
Skuadra luajti pa sulmuesin kryesorë dhe kapitenin Bajram Memedi për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen para Lubotenit.
Edhe kryetari i klubit Nazim Limani tha se është i kënaqur nga rezultatet e shkëlqyera deri në këtë fazë të kampionatit kur po përmbushen synimet e klubit për këtë sezon të parë në Ligën e Tretë .

Vëllazërimi rinisi garimin pas një pauze të gjatë dhe menjëherë u shpall kampion sezonin e parë ,duke u ngjitur mes më të mirëve në Ligën e Tretë.
Klubi po punon për një projekt më afatgjatë me synimin që së shpejti të përgatitet edhe për Ligën e Dytë .TS