Vëllazërimi nga Sllatina në xhiron e pestë të Ligës së Tretë Perëndim ka arritur të mposhtë Dobroshtin në derbin lokal me rezultat 4:1 informon Tetovasot.
Dy skuadrat kanë bërë një ndeshje të mirë dhe ruajnë raportet e shkëlqyera mes tyre.
Dobroshti u ndal pas një serie pozitive rezultatesh duke qenë edhe lider i tabelës ndërsa në javën e fundit mposhti kërçovarët e Vëllazërimit.
Ata po bëjnë një sezon shumë të mirë.
Në anën tjetër Vëllazërimi poashtu po bën një seri rezultatesh të mira.Para një jave ata barazuan në Bogovinë me Dritën dhe të dielën morrën tre pikë në një ndeshje shumë të vështirë.
Treneri Sejdi Idrizi tha se klubi ka patur pesë ndeshje të vështira me gjithë skuadrat e kreut duke shënuar dy fitore dhe një barazim.Ai është optimist se skuadra do vazhdojë për kreun e tabelës në një fazë kur po kthehen disa lojtarë nga dëmtimet dhe suspendimi.TS