Zvicra e pësoi edhe humbjen e tretë në Ligën e Kombëve.
Në një atmosferë aspak miqësore, helvetikët u mposhtën nga Serbia me rezultat 2:0.
Goli i parë u shënua në fundin e pjesës së parë nga qendërmbrojtësi Nico Elvedi, veçse ky qëlloi portën e gabuar.
Derisa, golin i dyti u realizua nga Aleksandar Mitroviq, në minutin e 61-të.
Zvicëranët patën mundësi ta ngushtonin epërsinë, po të shënonte nga pika e bardhë, Brel Embolo, në minutin e 72-të.
Atmosfera në stadium ishte goxha e tensionuar.
Tifozët serbë, vazhdimisht këndonin këngë nacionaliste dhe therrisnin “Kosova është Serbi”.
Këto thirrje drejtoheshin kundër kapitenit të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka.
E pas ndeshje për media ka folur selektori Murat Yakin.
Ai tha se një nga arsyet e humbjes është se mbrojtja e Serbisë arriti ta mbulonte mirë Granit Xhakën.
“Granitin e mbuluan mjaftë mirë. Ne luajtëm një lojë të mirë për më shumë se 40 minuta, më pas pësuam golat. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën, ata ishin më të fortë. Ne luajtëm mënyrën tonë, nëse nuk funksionon, na duhet zgjidhje të tjera. Ka shumë gjëra kundër nesh për momentin”, tha Yakin pas ndeshjes.