Forcat e armatosura iraniane kanë “parandalimin e nevojshëm” në rast të një hakmarrjeje të mundshme izraelite në vendet e tij bërthamore, thotë kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI).

Mohammad Eslami, minimizoi mundësinë e një sulmi izraelit në objektet bërthamore të Iranit duke thënë se “Izraeli ka bërë gjithmonë kërcënime të tilla”.

Siç e përmendëm më herët, Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai nuk i mbështet sulmet ndaj vendeve bërthamore të Iranit dhe bëri të qartë se do të vendoseshin më shumë sanksione ndaj Iranit, ka raportuar BBC.