Me datë 29.11.2024 në ora 10:30 në SPB Tetovë, një 30 vjeçar nga fshati Zhelinë ka raportuar se është mashtruar nga personi R.I. nga fshati Trebosh, të cilin e ka njohur përmes një rrjeti social për t’i dhënë me qira një parcelë dhe hapësirë afariste në vendin e quajtur Klisura dhe për të cilën kanë lidhur një marrëveshje noteriale për shumën prej 250 euro dhe në shfrytëzim për një periudhë 10 vjeçare, si dhe për një periudhë të caktuar raportuesit i është ofruar që të nënshkruajë kontrata në disa raste me një avokat, gjatë së cilës i janë dhënë mjete në vlerë prej 16.500 euro, por për faktin se blerësi R.I. ka pasur probleme me fqinjin e tij, i cili i ka penguar të punojë, i njëjti nuk kishte mund që ta shfrytëzonte parcelën, kështu që duke menduar se do të zgjidhte problemet e ka takuar personin A.U. dhe i ka kërkuar që ta ndihmonte, i njëjti kishte kërkuar që t’i jepte vendin dhe ata kishin bërë marrëveshje që t’i jepnin shumën e caktuar të parave dhe ai do të punonte me parcelën, këshu që ata nënshkruajtën një kontratë noteriale, më vonë raportuesi kishte takuar familjarët e tij, por ata e njoftuan se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS