30 vjet nga themelimi i Universitetit të Tetovës, Rektori Prof.Dr Jusuf Zejneli në një intervistë për televizionin Uskana ka folur për të gjithë sfidat dhe sukseset që ka pasur Universiteti që nga themelimi e deri më tani.
“Ne kemi filluar me festat në këtë vit jubilar në 30 vjetorin e themelemit të Universitetit të Tetovës, duke u munduar të nderojmë pjesën më të madhe të atyre që kanë kontribuar në aktin e themelimit dhe të zhvillimit të Universitetit të Tetovës. Kemi vizituar familjen e dëshmorit Abdyselam Eminit, familjen e themeluesit dhe rektorit të parë të Prof. Dr Fadil Sulejmani, dhe jo rastësisht ditë më parë në kabinetin tim qëndrojnë edhe dy pikturat e personiliteteve të instuticionit tonë ai i Fadil Sulejmanit dhe dëshmorit Abdyselam Eminit”, theksoi Zejneli.
Rektori Jusuf Zejeneli ka treguar poashtu se gjatë këtij viti jubilar të 30 vjetorit të themelimit të Univeristetit të Tetovës janë zhvilluar edhe shumë punime dhe seminare shkencore, vizita të figurave të shquara, si ambasador, ministra si dhe personalitete të akedemisë shkencore si nga brenda dhe jasht vendit.
Për më shumë ndiqeni invervistën e plotë: