Me datë 19.11.2024 në ora 12:30 në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Njësia policore për Siguri në Komunikacionin Rrugor Gostivar, kanë arrestuar personin A.H. (60) nga Dobërdolli i Gostivarit, për shkak se është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre derisa ata po kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS