Me datë 26.11.2024 në ora 17:10, në SPB Tetovë, nga Qendra Emergjente e Gostivarit është raportuar se me lëndime të rënda trupore, tek ta është sjellë 61-vjeçarja M.J. nga Balindolli i Gostivarit.  Sipas raportit, rreth orës 17.00 në shtëpinë e saj familjare ajo është ndjerë keqë, pas së cilës është rrëzuar nga shkallët dhe është lënduar.  Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes. TS