AC Milan ka arritur të fitojë me meritë kundër Real Madridit në Spanjë sonte duke e mposhtur me rezultat 1-3. Thiaw (12’), Morata (39’) dhe Reinders (73’) shënuan për Milan kurse për Real Madrid shënoi Vinicious JR (23’).

AC Milan ka shënuar një fitore të rëndësishme si mysafirë i Real Madridit duke ia marrë atyre 3 pikë, por që ende mbetet në vendin e 18 në Ligën e Kampionëve. Një pozitë më lart është Real Madrid.

Mysafirët nga Italia ishin më të mirë në këtë pjesë ku shënuan dy gola. Goli i parë u shënua nga Malik Thiaw në minutën e 12 të ndeshjes.

Ai shënoi një gol me kokë pas një ndërprerje.

Minuta 23-të shënoi golin e barazimit që erdhi nga një penallti kontraverse që e fitoi Vinicious JR, e të cilën ky i fundit e shndërroi në gol.

Por, Milan luajti më mirë në minutat e mbetur dhe arriti që të shënojë me anë të Alvaro Moratës në minutën e 39-të.

AC Milan ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë. Rasti i parë ishte për mysafirët në minutën e 52-të, kur Andriy Lunin u hodh me mjeshtëri për të bllokuar një goditje me kokë nga Rafael Leao (AC Milan) nga afërsia e zonës së penalltisë. Goditja e tij ishte e drejtuar drejt shtyllës së majtë, por Lunin bëri një pritje të jashtëzakonshme!

Milan rrezikoi përsëri në minutën e 68-të, kur Alvaro Morata u përpoq ta mbyllte aksionin por goditja tij goditi shtyllën e majtë.

Presioni i Milan u shpërblye në minutën e 73-të. Rafael Leao kalon topin te Tijjani Reijnders (AC Milan), i cili e merr brenda zonës dhe shënon shpejt në cepin e poshtëm të majtë! Portieri ishte i pafuqishëm dhe Milan shënoi për 1:3!

U mendua që ndeshja u hap në minutën e 81-të kur shënoi gol Antonio Rudiger për Real Madridin por pas rishikimit në VAR goli u anulua për pozitë jashtëloje.

Në minutën e 88-të pasim në zonë gjen Ruben Loftus-Cheek (AC Milan) të lirë. Ai gjuan me kujdes drejt mesit të portës, por një pritje e shkëlqyer në çastet e fundit nga Andriy Lunin e ndalon atë.

Real rastin më të mirë e patën në minutën e parë të shtesës së ndeshje kur Brahim Diaz (Real Madrid) kërceu lart për të pritur një krosim dhe gjuan me kokë nga afër, por portieri bën një pritje të shkëlqyer për ta ndaluar atë.

Me këtë rast, Real Madrid nuk arriti më shumë dhe AC Milan fiton ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve.