“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të
Manastirit dhe 17 vjetorin e themelimit të ITSHKSH-së, do të donim që e ardhmja e
gjuhës shqipe të jetë ngusht e lidhur me synimet tona të përbashkëta për një
ardhmëri euro-atlantike. Uroj që mbi këtë ardhmëti t’i ndërtojmë edhe fatet tona
individuale dhe kolektive!”, nënvizoi drejtori Asani.
Shkup, 22 Nëntor 2024 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të
Shqiptarëve, në prani të autoriteteve të larta qeveritare dhe të korit diplomatik, u
shënua 116 vjetori i Kongresit të Manastirit me një Akademi solemne, organizuar në
kuadër të manifestimit kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit”.
Duke iu drejtuar të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse, drejtori i ITSHKSH-së,
Prof.dr. Skender Asani, tha se tani,116 viteve pas Kongresit të Manastirit, kur gjuha
shqipe është konsoliduar dhe standardizuar brenda kodeve të komunikimit dhe
interaktivitetit publik, na mbetet edhe shumë punë për të bërë që kjo gjuhë të gjejë
vendin e vet në kushtet kur bota gjithnjë e më tepër po shkon drejt globalizmit dhe
digjitalizimit. Andaj, tha Asani, nevojitet krijimi i një mekanzimi efikas mbrojës të gjuhës
shqipe nga kërcënimi i gjuhëve të përhapura botërisht
“Sot, kur po kremtojmë një festë të dyfishtë – 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe
17 vjetorin e themelimit të ITSHKSH-së, do të donim që e ardhmja e gjuhës shqipe të
jetë ngusht e lidhur me synimet tona të përbashkëta për një ardhmëri euro-atlantike.
Uroj që mbi këtë ardhmëti t’i ndërtojmë edhe fatet tona individuale dhe kolektive!”,
nënvizoi drejtori Asani.
Ndërkaq, në fjalën e tij përshëndetëse, Zv. Kryeministri i pare në Qeverinë e Republikës
së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, pasi përgëzoi ITSHKSH-në në etablimin e
suksesshëm disavjeçar në përpjekjet për të afirmuar dhe avancuar gjuhën shqipe, vuri
në dukje se politikat e mirëfillta institucionale janë të domosdoshme për ruatjen e
gjuhës dhe të identitetit kombëtar.
“Nocioni i identitetit në shek.XXI është aq aktual sa në shek. XIX. Të flasësh për
identitet shqiptar, si përbërës të identetit europian, është e pamundur të mos flasësh për
gjuhën e tij. Që një popull të jetojë, nevijitet homogjenizimi i memories kolektive me
dëshmi të shkruara që i mbijetojnë kohës. Këto dëshmi kodifikohen me elementet
themelore, gjuha dhe alfabeti. Për të ruajtur këtë gjuhë nga i ashtuquajturi imperalizëm
gjuhësor, duhen përpjekje për të ruajtur gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar me politika
të mirëfillta institucionale”, nënvizoi Mexhiti.
Duke iu bashkangjitur kësaj feste të dyfishtë, Ivanka Vasilevska – Kryetare e Komisionit
për Arsim dhe Shkencë në Kuvendin e RMV, theksoi se ITSHKSH, si një prej
institucioneve më të rëndsishme në vend, është model i mirë i simbiozës së vlerave dhe
të arriturave shkencore e humane. Ajo në vazhdim vuri në dukje se diversiteti kulturor i
Maqedonisë dhe zhvillimi i marrëdhënieve të ndërsjella është jashtëzakonisht i
rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të mendimit shkencor dhe është një kontribut
i fuqishëm për forcimin e respektit dhe promovimin e bashkëjetesës multietnike. Në
përmbyllje të fjalës së saj, Vasilevska, në emër të Kuvendit të RMV dhe të qytetarëve
maqedonas uroi 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe 17 vjetorin e themelimit tël
ITSHKSH-së.
Kongresi i Manastirit të kujton angazhimin dhe guximi e atyre që ndërtuan themelet e
identitetit tonë kulturor, ndërsa themelimi i ITSHKSH-së përfaqsëson vijimësinë e
vizionit për zhvillimin e trashëgimisë sonë kombëtare, Ambasadori i Shqipërisë në
RVM, Denion Meidani.
“Jam, thellësisht i impresonuar nga puna e Institutit tuaj i drejtuar nga Skender Asani,
një njohës i thellë i trashëgimisë sonë kulturore, i cili bashkë me studiuesit tjerë vazhdon
ta ruaj dhe studioj këtë trashëgimi të vyer kulturore”, u shpreh ambasadori Meidani, i cili
fjalën e tij përshëndetëse e mbylli me vargjet emblematike të Gjergj Fishtës: “Porsi
kanga e zogut t'verës, qi vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, qi lmon gjit e
drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjâma e rrfès zhgjetare, porsi ushtima e nji
tërmetit, ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.”
Në vazhdim, përfaqësuesja e Ambasadës së ShBA, zonj.Kelly Mc.Caleb, të
pranishmëve iu drejtua në gjuhën shqipe, me ç’rast uroi 116 vjetorin e Kongresit të
Manastiorit dhe 17 vjetorin e themelimit të ITSHKSH-së, me të cilin, siç tha ajo, kemi
një bashkëpunim të shkëlqyer. “Prandaj përgëzoi drejtorin Asani dhe stafin e Institutit
për të gjitha arriturat e deritanishme, që janë edhe garancë për vazhdimin e partneritetit
tonë”, vuri në dukje diplomatja amerikane zonj.Kelly Mc.Caleb.
Përpos përfaqësueses së Ambasadës Amerikane, në këtë Akademi solemne ishin edhe
Ambasadori i Francës, Christophe de Rigoleur, Ambasadorja e Gjermanisë – Petra
Drexler, Ambasadori i Çekisë – Jaroslav Ludva, përfaqësuesi i Ambasadës së Austrisë,
Mathias Humenberg, të cilët i uruan drejtorit Asani 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit
dhe 17 vjetorin e themelimit të ITSHKSH-së, duke shprehur me këtë rast gatishmërinë
për një bashkëpunim të vazhdueshëm me këtë institucion.
Promotori i një partneriteti vëllazëror me ITSHKSH-në është edhe Ardit Bido, drejtor i
Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, i cili në fjalën etij nënvizoi se
Kongresi i Manastirit shpalosi disa simbolika, që përputhen me vlerat europiane.
“Së pari, simbolikën e kompromisit. Kishte disa alfabete. Rexhep Voka nga Maqedonia
e Veriut, shkruante në alfabetin e shqipes bazuar mbi gërma arabe. Kryepeshkopi i
Shkupit, Lazër Mjeda shkruante në alfabet tërësisht latin. Ishte Josif Bagëri, i cili
shkruante në një alfabet me bazë cirilike. Doktor Kristidhi nga Manastiri shkruante me
njëalfabet me bazë në gjuhën greke. Gjerasim Qiriazi, themelues i protestantizmit të
shqiptarëve, shkruante në alfabetin e Stambollit. Kishim alfabetin e Anonimit të
Elbasanit, alfabetin e Naum Veqilharxhit etj. U zgjodh që të ishin vetëm 2 prej tyre, prej
kompromisit mes njerëzve që arritën të mblidheshin dhe të binin dakord për unitetin e
identitetin kombëtar. Pavarësisht se zgjodhën një alfabet, e dinin se njëri prej tyre do të
triumfonte. Elementi i tretë është barazia dhe gjithëpërfshirja. Kemi përfaqësues nga
mbarë trevat, fetë dhe nga të dyja gjinitë”, u shpreh Bido.
Në përmbyllje të kësaj akademie solemne, me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe
Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, i cili foli për
rëndësinë e gjuhës amtare që nga lindja dhe zhvillimi i njeriut, por edhe si mjet për t’u
marrë vesh edhe me ata që ke pasur konflikt. Ai potencoi edhe rëndësinë e njohjes së
gjuhëve të tjera, si urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.