Më datë 12.11.2024 në ora 16:10 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën ,,Fazaneria 2” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Reno” me targa regjistrimi të Gostivarit i drejtuar nga një i mitur nga Gostivari dhe një biçikletë e drejtuar nga një i mitur nga Gostivari. Në aksident biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Qendrën Emergjente – Gostivar. Një ekip nga DPB-Gostivar ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit. TS