Aksion i policisë në Tetovë dhe Gostivar ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kryejnë transportin publik të udhëtarëve

Me datë 19.11.2024, në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë dhe DPB Gostivar në bashkëpunim me inspektorët e komunikacionit të komunave Tetovë dhe Gostivar, kanë kryer aksion kontrollues lidhur me masat dhe veprimet ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kryejnë transportin publik të udhëtarëve pa posedim të dokumentacionit përkatës. Njëherit, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, është ndaluar furgoni ,,Ford Transit” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.I. (58) nga fshati Reçicë e Madhe, në ora 12.15 është ndaluar vetura ,,Audi A4” me targa të Tetovës, i drejtuar nga N.S (55) nga fshati Kamnjan dhe në ora 12:45 është ndaluar vetura ,,Kia Pikanto” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.L. (58) nga fshati Dobrosht, ndërsa në Gostivar në ora 11.45 është ndaluar vetura ,,Opel Meriva” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.N. (51) nga Gostivari, në orën 11:55 në të njëjtën rrugë është ndaluar vetura ,,Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga I.T.(58) nga Gostivari ,[ora 12.30 në rrugën “JNA” është ndaluar vetura ,,Folkcvagen Polo” me targa të gostivarit e drejtuar nga A.R. (56) nga fshati Reçan i Gostivarit dhe në ora 13:40 në rrugën ,,JNA” është ndaluar furgoni ,,Ford Transit” me targa të Gostivarit i drejtuar nga S.J. (71) nga fshati Reçan. Të gjithë janë konstatuar se kryejnë transport publik të udhëtarëve pa poseduar dokumentacionin përkatës dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve do të vijojnë parashtresat përkatëse. TS