Trajneri Ruben Amorim e ka nisur me barazim aventurën e tij te Manchester United.

“Djajtë e Kuq” nuk arritën më shumë se një barazim 1:1 nsaj Ipswich në Premierligë.

Marcus Rashford kaloi mysafirët në epërsi në minutën e dytë të ndeshjes.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 43-të të ndeshjes nga Hutchinson.

Me këtë barazim, Manchester United shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e 12-të.

Ipswich në anën tjetër është në vendin e 18-të me nëntë pikë të grumbulluara.