Analisti Petar Arsovski, njohës i çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut beson se gjasat për zgjedhje të dyfishta, parlamentare të parakohshme, së bashku me ato lokale, janë minimale, pasi nuk ka ndryshime të mëdha në sondazhe, transmeton zhurnal.mk.

“Mendoj se tani për tani e gjithë kjo mbetet një folklor politik, por nuk e përjashtoj mundësinë, nëse ka ndonjë tronditje më serioze në skenën politike, për shembull, zgjidhja e çështjes së negociatave me BE-në me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, e të tjera, që kjo të riafirmohet edhe përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por, tani për tani për këtë nuk ka kurrfarë paralajmërimi”, shprehet Arsovski për Radion Evropa e Lirë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume