Një aksident i rëndë ka ndodhur në Manchester të Anglisë, ku dy autobusa dykatësh janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë, 17 persona kanë përfunduar në spital, për shkak të plagëve të marra në trup. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rochdale Road dhe Livesey Street, në pranë qendrës së qytetit.

Po ashtu në vendngjarje janë dërguar 9 autoambulanca si edhe një ambulancë ajrore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume