Me datë 19.11.2024 rreth orës 18:00 në rrugën “Van Vardarska” në Tetovë, nga ana e punonjësve policorë nga SVR Tetovë janë arrestuar N.S.(23), L.R.(23), M.Z.(18), S.I.(27) dhe A.Sh. (19), të gjithë nga Tetova, pasi u janë gjetur dhe konfiskuar rreth 450 gramë marihuanë. Ata gjatë ditës së sotme me kallëzim përkatës penal i janë dorëzuar prokurorit kompetent dhe gjyqtari në procedurë paraprake u ka caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh. Personat janë dorëzuar në Burgun e KPU-së Shkup./TS/