Gjatë ditës së enjte, në Ferizaj u raportua për dy raste të vjedhjeve.

Lidhur me këtë, policia ka njoftuar se në pranga kanë rënë tre persona, një 58-vjeçar që dyshohet se kreu vjedhjet, dhe dy të tjerë të cilët penguan zyrtarët policor në arrestimin e të dyshuarit kryesor, transmeton Klankosova.tv.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit e stacionit të Ferizajt, të cilët pas një pune intensive në terren, në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë kanë identifikuar të dyshuarin E.D ( M/K) i moshës 58 vjeçar, të cilin në një bodrum të një banese në rrugën ‘’12 Qershori ‘’ në Ferizaj e kanë arrestuar , ndërsa janë arrestuar edhe dy persona tjerë : E.N ( M/K) i moshës 31 vjeçar dhe U.E ( M/K) i moshës 42 vjeçar, të cilët kanë penguar zyrtarët policor, derisa kanë arrestuar të dyshuarin E.D”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit të shtetit, personat : E.D dhe E.N janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa U.E është liruar për procedurë të rregullt hetimore”.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.