Me datë 21.11.2024 në ora 21:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin Sh.Sh. (25) nga Gostivari, i cili është denoncuar nga D.T.(27) nga Gostivari se rreth orës 20:00 në vendin e punës në një kazino në Gostivar, e ka kanosur me një mjet të mprehtë dhe i ka kërkuar që ta shohë video-mbikëqyrjen nga objekti, sepse i kishte humbur celulari.  Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.TS