Me datë 17.11.2024 në ora 05:30 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë arrestuar personin S.A.(27) nga Tërnova e Gostivarit, duke vepruar sipas raportimit të më parshëm se në rrugën ,,Mara Ugrinova” në Gostivar së bashku me një person tjetër kanë sulmuar fizikisht personin A.Z.(22) nga Gostivari. Ai është ndaluar në stacionin policorl dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.