Më datë 20.11.2024 në ora 17:00, zyrtarë policorë në Shkup, kanë arrestuar personin S.K (31) nga fshati Konjari, Shkup. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij të pasagjerëve BMW, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe sekuestrua një automatik, një pistoletë tip “Çek”, një karabinë me pamje optike dhe fishekë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.