Mе datë 20.11.2024 ora 13.00 në fshatin Rostushë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga NJP Rostushë kanë arrestuar personin A.B. (55) nga fshati Jançe, i cili me urdhër të gjykatës kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për veprën penale ,, kryerje e pakujdesëshme e detyrës zyrtare”. Ai është dorëzuar në INKP-Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.TS