Me datë 17.11.2024 në ora 13:45, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.S.(66) nga fshati Forinë e Gostivarit.  Ai dyshohet se më herët në fshatin Forinë, pas një debati të shkurtër për shkak të borxhit të papaguar, me armë e ka qëlluar personin J.L.(35) nga fshati Çegran i Gostivarit, i cili është transferuar për ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore në Gostivar. Atij i është marrë një pistoletë Browning 7.65 mm dhe një kornizë me 4 fishekë.  Pas dokumentimit të çështjes, kundër tij do të përgatitet një parashtresë përkatëse.TS