Me datë 27.11.2024 në ora 16:05 në rrugën “G.Gavriloski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.S.(63) nga Gostivari, i cili është raportuar nga bashkëshortja e tij 56-vjeçare se pas një debati verbal në shtëpinë e tyre familjare është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe ka dëmtuar derën dhe orenditë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS