Me datë 20.11.2024 në ora 23:45 në rrugën e ,,Lubotenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin H.G. (38) nga një fshat i Tetovës, i cili në orën 23:00 është denoncuar nga gruaja e tij 34-vjeçare, me të cilën është në procedurë divorci, se pas përfundimit të seancës gjyqësore është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS