Me datë 19.11.2024 në ora 21:20 në rrugën rajonale në fshatin Bogovinë të Tetovës, punonjësit policorë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin M.M. (20) nga Siniçani pasi që gjatë kontrollit të krye në veturën e tij “Audi” me targa të Tetovës, me të cilën ishte transportuar, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS